Nëse Bullgaria bashkohet me marrëveshjen për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha, do të jetë një gabim, deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në një eko-forum në Sofje.
“Ju e shihni konfliktin duke u përshkallëzuar, duke sjellë rreziqe të mëdha, duke shteruar ekonomitë dhe sistemet tona sociale. Unë kam thënë si në Bullgari ashtu edhe në Bruksel se vendi ynë nuk duhet të ndërhyjë duke ofruar armë në luftën në Ukrainë. Kjo nuk është mënyra për t'i dhënë fund këtij konflikti”, pohon Radev.
Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi nga vendpushimi Pamporovo se qëndrimi i Radevit për mbështetjen për Ukrainën është kontradiktor, se aty ka një tragjedi njerëzore, e cila nuk do të ndalet derisa të vendoset një paqe e drejtë dhe Bullgaria duhet të jetë konsekuente në zbatimin e vendimeve të Parlamentit për të vendosur ndihmë ushtarake për Kievin.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..