Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari nuk ka rrezik nga derdhja e digave

Foto: arkiv

Digat në vendin tonë kanë vëllimet e lira të nevojshme për thithjen e masave ujore dhe respektohen vëllimet e përcaktuara të kontrollit. Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit thuhet se u ndërmëarën të gjitha veprimet e mundshme për parandalimin e përmbytjeve. Krahas kësaj u sigurua monitorimi 24 orësh i objekteve.

Në të njëjtën kohë, rajoni i Plovdivit është në alarm emergjent, për shkak të reshjeve të mëdha të pritshme dhe rrezikut që lumenjtë Marica dhe Strjama të derdhen në zonat e qytetit Stambolijski dhe komunës Marica.

Situata në rajonin e qytetit Montana vazhdon të jetë kritike. Përveç qytetit Berkovica, janë të përmbytur edhe fshatrat Borovo dhe Gavrill Genovo. Vazhdon pompimi i ujit nga digat e afërta “Klisurica” ​​dhe “Smirnenski”.

Lagje të përmbytura ka edhe në Sofje. Në “Suhodoll”, “Simeonovo” dhe “Dragalevci”, ekipet e zjarrfikësve pompojnë ujin nga shtëpitë e përmbytura.

U shpall një kod portokalli për 9 rajone në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore dhe një kod i verdhë për 7 rajone në Bullgarinë Qendrore, Veriore dhe Jugperëndimore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD