Në emër të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Ivan Çençev lexoi në Kuvend deklaratën për rrahjen e një shtetasi tjetër maqedonas me vetëdije bullgare në Strugë më 13 qershor. Deputeti kërkoi nga Kuvendi që të lëshojë një deklaratë të përgjithshme me të cilën dënohet krimi i urrejtjes ndaj bashkëkryetarit të shoqatës bullgare në Strugë Bekir Kadrieski - "Shemeto", i cili ndodhet në spital. Projektdeklarata i bën thirrje Shkupit t'i japë fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes anti-bullgare. Deklarata duhet të dorëzohet me shkrim për t'u votuar nga deputetët, sqaroi kryetari i parlamentit. Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar në Strugë konsullin bullgar nga Konsullata e Përgjithshme në Manastir për të sqaruar faktet në vend dhe nëse bëhet fjalë për krim urrejtjeje, njofton Ministria.
Kadrieski u sulmua nga persona të panjohur në qytetin e Strugës, të cilët e quajtën atë "bullgar të pistë" gjatë rrahjes brutale, tha për BNR Zhivko Çakrakçiev, bashkëkryetar i shoqatës bullgare në qytetin afër Liqenit të Ohrit.
"Kur i rrahin udhëheqësit e komunitetit, e bën të gjithë komunitetin të frikësohet dhe të përmbahet nga veprimet publike. Shohim që liderët rrahen dhe sulmohen sistematikisht, njerëzit që çdo ditë merren me aktivitete që i bashkojnë bullgarët dhe maqedonasit. Ky është qëllimi - Bullgarët duhet të frikësohen”, komentoi për BNR Viktor Stojanov nga Fondacioni “Maqedonia”.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..