Në emër të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Ivan Çençev lexoi në Kuvend deklaratën për rrahjen e një shtetasi tjetër maqedonas me vetëdije bullgare në Strugë më 13 qershor. Deputeti kërkoi nga Kuvendi që të lëshojë një deklaratë të përgjithshme me të cilën dënohet krimi i urrejtjes ndaj bashkëkryetarit të shoqatës bullgare në Strugë Bekir Kadrieski - "Shemeto", i cili ndodhet në spital. Projektdeklarata i bën thirrje Shkupit t'i japë fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes anti-bullgare. Deklarata duhet të dorëzohet me shkrim për t'u votuar nga deputetët, sqaroi kryetari i parlamentit. Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar në Strugë konsullin bullgar nga Konsullata e Përgjithshme në Manastir për të sqaruar faktet në vend dhe nëse bëhet fjalë për krim urrejtjeje, njofton Ministria.
Kadrieski u sulmua nga persona të panjohur në qytetin e Strugës, të cilët e quajtën atë "bullgar të pistë" gjatë rrahjes brutale, tha për BNR Zhivko Çakrakçiev, bashkëkryetar i shoqatës bullgare në qytetin afër Liqenit të Ohrit.
"Kur i rrahin udhëheqësit e komunitetit, e bën të gjithë komunitetin të frikësohet dhe të përmbahet nga veprimet publike. Shohim që liderët rrahen dhe sulmohen sistematikisht, njerëzit që çdo ditë merren me aktivitete që i bashkojnë bullgarët dhe maqedonasit. Ky është qëllimi - Bullgarët duhet të frikësohen”, komentoi për BNR Viktor Stojanov nga Fondacioni “Maqedonia”.Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..