Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre

Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev
Foto: ebu.ch

Radiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre. Drejtorët Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev do të nënshkruajnë një marrëveshje në Sofje, e cila parashikon që për një periudhë dy vjeçare të dy palët të shkëmbejnë informacione aktuale dhe programe radiofonike pa pagesë. Dokumenti rregullon bashkëpunimin në krijimin e programeve të përbashkëta radiofonike për njohjen më të mirë të ndërsjellë të auditorit në të dy vendet. Dëgjuesit e radios në të dy anët e Danubit do të kenë gjithashtu mundësinë të dëgjojnë regjistrimet arkivore që lidhen me historinë dhe kulturën e palës tjetër ose marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja parashikon gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të profesionistëve.

Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe u arrit në mars, gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, në Bukuresht.

Radio Rumania dhe Radioja Kombëtare Bullgare janë partnerë shumëvjeçar, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në një sërë organizatash ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian i Radios dhe Televizionit (EBU). Është një fakt interesant që Radio Romania Internacional transmetonte programe në bullgarisht në periudhën e viteve 1946-1949 dhe 1995-2004. Radioja Kombëtare Bullgare, nga ana e saj, zgjeroi programet e saj në gjuhë të huaj, duke hapur në vitin 2022 një faqe interneti në rumanisht. Kështu, ngjarjet aktuale të jetës shoqërore-politike në vendin tonë, kultura dhe historia e Bullgarisë arrijnë më lehtë te auditori rumanisht-folës.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD