Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.
“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..