Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.
“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..