Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.
“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..