Ekziston një mospërputhje mes qëndrimit zyrtar të Maqedonisë së Veriut të paraqitur në Bullgari dhe të dhënave në sistemin e saj kufitar. Ministri i punëve të jashtme, Ivan Kondov, në një konferencë për shtypin në Ministrinë e Jashtme, bëri të ditur se ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agneza Popovska, nuk ka konfirmuar ekzistencën e listave ndaluese për bullgarë, të cilëve u ndalohet për të hyrë në vend. Por, ky është shpjegimi i moslejimit të pesë bullgarëve të përkulen para kujtimit të luftëtarëve, të varrosur në varrezat ushtarake bullgare pranë Novo Sello, më 6 maj. Mes tyre ishin eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev, kryetari i Fondacionit “Kujtesa Bullgare” Milen Vrabevski dhe tre bullgarë të tjerë.
Për shkak të mospranimit të tyre, më 9 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr ambasadorja Popovska, e cila gjatë takimit me ministrin Kondov zhvilloi tezën e Shkupit. Sipas ministrit Kondov, arsyeja që Andrej Kovaçev nuk duhet të pranohet për shkak të bullgarëve të tjerë që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut është, për ta thënë më butë, e pabazë. Lidhur me këtë, autoritetet evropiane do të informohen për rastin me letra nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor dhe vetë Ministri i Jashtëm.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..