Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe Nënpresidentja nderuan Ditën e Evropës dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Para kësaj ata vendosën kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores ndaj nazizmit.

78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përsëri ka veprime ushtarake në Evropë dhe popujt presin që të mbretërojë paqja. Injorimi i mësimeve të historisë sjell tragjedi, ndaj është detyra jonë të kujtojmë tmerret e Luftës së Dytë Botërore, e cila çoi në shfarosjen e dhjetëra miliona njerëzve. Jo lufta, por dialogu dhe diplomacia janë rruga drejt paqes dhe prosperitetit në Evropë, në të cilën çdo komb ka të drejtën e vendit të tij dhe të një të ardhmeje dinjitoze”, ka shkruar presidenti Radev në Facebook.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD