Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Para kësaj ata vendosën kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores ndaj nazizmit.
“78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përsëri ka veprime ushtarake në Evropë dhe popujt presin që të mbretërojë paqja. Injorimi i mësimeve të historisë sjell tragjedi, ndaj është detyra jonë të kujtojmë tmerret e Luftës së Dytë Botërore, e cila çoi në shfarosjen e dhjetëra miliona njerëzve. Jo lufta, por dialogu dhe diplomacia janë rruga drejt paqes dhe prosperitetit në Evropë, në të cilën çdo komb ka të drejtën e vendit të tij dhe të një të ardhmeje dinjitoze”, ka shkruar presidenti Radev në Facebook.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..