Më 1 maj, në mesditë, ka ndodhur një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Nuk ka të lënduar, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Rruga është e mbyllur në qafën Jarema. Një hetim është duke u zhvilluar. Sipas dëshmitarëve, gjatë shiut të dendur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të takohet më 2 maj me ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, me përfaqësues të shërbimeve dhe të Prokurorisë. Pas përmbledhjes së informatave do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren, tha Todorov.
Kortezhi ka udhëtuar për në Turqi. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka pasur qëllim të vizitojë një ngjarje të prokurorëve të rinj kur një bombë është hedhur në erë, raportoi BNT.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..