Më 1 maj, në mesditë, ka ndodhur një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Nuk ka të lënduar, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Rruga është e mbyllur në qafën Jarema. Një hetim është duke u zhvilluar. Sipas dëshmitarëve, gjatë shiut të dendur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të takohet më 2 maj me ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, me përfaqësues të shërbimeve dhe të Prokurorisë. Pas përmbledhjes së informatave do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren, tha Todorov.
Kortezhi ka udhëtuar për në Turqi. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka pasur qëllim të vizitojë një ngjarje të prokurorëve të rinj kur një bombë është hedhur në erë, raportoi BNT.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..