Më 1 maj, në mesditë, ka ndodhur një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Nuk ka të lënduar, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Rruga është e mbyllur në qafën Jarema. Një hetim është duke u zhvilluar. Sipas dëshmitarëve, gjatë shiut të dendur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të takohet më 2 maj me ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, me përfaqësues të shërbimeve dhe të Prokurorisë. Pas përmbledhjes së informatave do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren, tha Todorov.
Kortezhi ka udhëtuar për në Turqi. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka pasur qëllim të vizitojë një ngjarje të prokurorëve të rinj kur një bombë është hedhur në erë, raportoi BNT.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..