Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 15 nga 18 raketat ruse të gjuajtura kundër Kievit në orët e para të 1 majit, raporton REUTERS. Sipas autoriteteve lokale, pas sulmit nuk ka pasur viktima në kryeqytetin ukrainas.
Në rajonin e Dniepropetrovska, raketat ruse kanë rënë kundër Pavlogradit. Nga sulmet u plagosën 25 civilë, mes tyre 3 fëmijë. Janë dëmtuar 44 shtëpi civilësh, një fabrikë industriale dhe 3 kopshte. Ukrainasit njoftuan se kanë rrëzuar 7 raketa mbi qytet, deklaroi në “Telegram” Mikola Lukashuk, kreu i këshillit komunal lokal.
Raketat u lëshuan nga 9 bombardues strategjikë Tu-95 nga rajoni Murmansk dhe dy Tu-160 nga rajoni i Detit Kaspik.
Në vendet në Bahmut, mbrojtja ukrainase ka kryer kundërsulme të suksesshme kundër agresorëve rusë dhe ata kanë braktisur disa nga pozicionet e tyre, njoftoi komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Aleksandër Sirski para UNIAN.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..