Pas afro një çerek shekulli mungesë, Bullgaria rikthehet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë, i cili mbahet nga 27 deri më 30 prill. Pjesëmarrja e fundit e Bullgarisë ishte në vitin 1999, kur vendi ynë ishte në fokus të Panairit. Në edicionin e sivjetshëm, vendi ynë do të përfaqësohet me një stendë kombëtare, të cilën do ta hapë ministri i kulturës, Najden Todorov. Stenda do të jetë brenda hapësirës së projektit “Traduki”, në të cilin Bullgaria është një vend partner. “Traduki” është një program për mbështetjen e përkthimeve në Evropën Juglindore dhe në vendet gjermanishtfolëse.
Në programin letrar të panairit “Lajpcig lexon” do të prezantohen dy autorë bullgarë - Georgi Gospodinov dhe Joanna Elmi. Koncepti i pjesëmarrjes së tyre të përbashkët titullohet “E shkuara e tashme” dhe në fokus të takimit do të jenë tema si “Politika”, “Kujtesa” dhe “Trauma”. Do të ofrohet një përkthim gjermanisht.
Vizita e shkrimtarit Georgi Gospodinov në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig është vetëm disa ditë pasi u bë e qartë se romani i tij “Strehimi kohe” ishte në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Booker.
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..