Këngët finaliste në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën e re bullgare pop dhe rock "Pranvera" 2023 janë tashmë të qarta. Nga 76 këngë të paraqitura, 11 janë skualifikuar për shkak të shkeljes së rregullores, njëra është tërhequr nga autori. Nga 64 këngët e dëgjuara, komisioni përzgjodhi 24. Pas votimit me sistem pikësh, për finalen u zgjodhën 12 performanca. Tre do të konkurrojnë edhe për çmimin për debut.
Në një ceremoni në "Sofia Live Club" më 31 maj në orën 20:00, një juri prej artistësh të shquar bullgarë do të përcaktojë fituesin e Çmimit të Madh. Dëgjuesit e BNR mund të bëhen pjesë e eventit duke votuar për Çmimin e Audiencës. Kjo është e mundur nga data 19 prill deri më 19 maj në faqen bnr.bg/prolet, ku mund të dëgjohen edhe këngët.Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..