Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada, feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me titullin për vajza. Rumjana fitoi medaljen e saj të parë për femra - bronz - në Kampionatin Botëror në Kanada në 1999. Ajo gjithashtu ka një medalje të argjendtë nga Olimpiada e Sidneit në vitin 2000 në disiplinën skif. Rumjana Nejkova fitoi titullin botëror në skif dy herë - në Sevilje në 2002 me një rekord botëror - 7.07 min, dhe një vit më vonë - në Milano, ndërsa në 2007 në Munih – një medalje argjendi. Në të njëjtin vit ajo u bë kampione evropiane në Poznan.
Ajo ishte fituesja e parë e Çmimittë Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit (FISA) në vitin 2002 “Sportistja Nr. 1 e kanotazhit”, kur u krijua sondazhi. Në vitin 2004, Rumjana Nejkova fitoi medaljen e bronztë në skif në Lojërat Olimpike Verore në Athinë. Pika më e madhe e karrierës së Nejkovës ishte titulli në Pekin në vitin 2008 në paraqitjen e saj të pestë olimpike.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..