Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada, feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me titullin për vajza. Rumjana fitoi medaljen e saj të parë për femra - bronz - në Kampionatin Botëror në Kanada në 1999. Ajo gjithashtu ka një medalje të argjendtë nga Olimpiada e Sidneit në vitin 2000 në disiplinën skif. Rumjana Nejkova fitoi titullin botëror në skif dy herë - në Sevilje në 2002 me një rekord botëror - 7.07 min, dhe një vit më vonë - në Milano, ndërsa në 2007 në Munih – një medalje argjendi. Në të njëjtin vit ajo u bë kampione evropiane në Poznan.
Ajo ishte fituesja e parë e Çmimittë Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit (FISA) në vitin 2002 “Sportistja Nr. 1 e kanotazhit”, kur u krijua sondazhi. Në vitin 2004, Rumjana Nejkova fitoi medaljen e bronztë në skif në Lojërat Olimpike Verore në Athinë. Pika më e madhe e karrierës së Nejkovës ishte titulli në Pekin në vitin 2008 në paraqitjen e saj të pestë olimpike.Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe..