Të gjithë celularët që do të regjistrojnë dhe transmetojnë në komisionet sektoriale gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, i janë dorëzuar kompanisë “Shërbimi Informativ”. Pajisjet kontrollohen për instalimin cilësor të softuerit, për aftësinë e baterisë për të regjistruar dhe transmetuar video për më shumë se 8 orë e gjysmë. Platforma përmes së cilës do të monitorohet live numërimi është e sigurt, tha Ivajllo Filipov, drejtor ekzekutiv i “Shërbimi Informativ”.
Sipas të dhënave të operatorëve celularë, në rreth 15% të seksioneve me video vëzhgim nuk ka mbulim të mjaftueshëm me internet, por po punohet për zgjidhjen e problemit. Në seksionet pa mbulim, nuk do të ketë transmetim, vetëm regjistrim. Më pas videoja do të ngarkohet në platformë.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..