Të gjithë celularët që do të regjistrojnë dhe transmetojnë në komisionet sektoriale gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, i janë dorëzuar kompanisë “Shërbimi Informativ”. Pajisjet kontrollohen për instalimin cilësor të softuerit, për aftësinë e baterisë për të regjistruar dhe transmetuar video për më shumë se 8 orë e gjysmë. Platforma përmes së cilës do të monitorohet live numërimi është e sigurt, tha Ivajllo Filipov, drejtor ekzekutiv i “Shërbimi Informativ”.
Sipas të dhënave të operatorëve celularë, në rreth 15% të seksioneve me video vëzhgim nuk ka mbulim të mjaftueshëm me internet, por po punohet për zgjidhjen e problemit. Në seksionet pa mbulim, nuk do të ketë transmetim, vetëm regjistrim. Më pas videoja do të ngarkohet në platformë.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..