Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Loïc Grard: Evropa nuk është problemi, por zgjidhja

"Nëse Maqedonia e Veriut hyn në BE, ajo do t'i zgjidhë problemet në vend që t'i krijojë ato", është i bindur profesori francez

Foto: Instituti Francez i Kulturës në Sofje

Ne duhet të jemi optimistë për unitetin e Evropës, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesor Loïc Grard, profesor i së drejtës publike në Universitetin në Bordo, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Rasti – një debat mbi ndërtimin evropian, perspektivat dhe sfidat me të cilat përballet Evropa, organizuar në Muajin e Frankofonisë nga Instituti Francez i Kulturës në Sofje.

Që nga krijimi i tij në vitet 1950, projekti evropian ka pasur si qellimbashkimin e shtëpinë tonë të përbashkët, që është Evropa. Përçarja e bllokut lindor në vitet 1990 çoi pikërisht në këtë - më pak se 15 vjet më vonë, vendet e këtij blloku ishin tashmë në Bashkimin Evropian. “Sot kemi një përçarje të re, por duhet të jemi optimistë se kriza në Ukrainë do të përshpejtojë pranimin e Ballkanit, gjë që nga ana tjetër do t'i japë shtysë anëtarësimit të Ukrainës”, shpjegon profesori Grar. – Ndërsa pyetja nëse Evropa do të lëvizë me të njëjtën shpejtësi është një çështje tjetër. Ne mund të jemi një familje pa përparuar me ritme të njëjta”.

Evropa gjithmonë ka jetuar me rreziqe dhe gjithmonë do të ketë rreziqe në rrugën e saj – si nga ana e migrantëve, ekologjisë, kriza aktuale gjeopolitike. Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, madje foli për “polikriza”, kujton profesor Grard. E rëndësishme, sipas tij, është që përgjigja të jetë e njëjtë, si në rastin e krizës financiare greke apo Covid-it: “Evropa nuk është problemi, por zgjidhja”, përfundon ai.


Si qëndron keqkuptimi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë kontekst evropian? Loïc Grard bën një krahasim me mosmarrëveshjet rreth Irlandës së Veriut, të rinovuara me Brexit:

“Shohim një pakicë protestante në një vend katolik që e përcakton veten se i përket një vendi fqinj protestant. Problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është në thelb i njëjtë. Prandaj, nëse të dy vendet janë në një shtëpi të përbashkët, pa kufij ekonomikë, nëse Maqedonia e Veriut hyn në BE, ajo do t'i zgjidhë problemet në vend që t'i krijojë ato."

Si është të jesh qytetar evropian, na përgjigjet një tjetër pjesëmarrëse në debat - Illdiko Otova, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje:

Të jesh qytetar evropian do të thotë të jesh qytetar, që do të thotë të jesh aktiv – thekson ajo për Maria Stoevën nga redaksia francezee Radio Bullgarisë – Shtetësia është lokalizuar prej kohësh jashtë kufijve të shtetit-kombëtar dhe është shkëputur nga kjo marrëdhënie juridike. Të jesh qytetar nënkupton aktivitet dhe përkushtim. /…/ Të mbash qëndrimi, të dalësh në protestë, të nënshkruash një peticion ose thjesht të shprehësh një mendim. Kjo do të thotë të jesh qytetar dhe kështu është ndërtuar Bashkimi Evropian. Ai ndërtohet përmes qytetarëve të tij dhe përtej institucioneve.”

Sipas saj, fjalimet politike, përfshirë edhe në Bullgari, ivrasin politikatdhe "roli i medias nuk është i vogël në këtë mes".

Sipas Jean Crombois, profesor i studimeve evropiane në Universitetin Amerikan në Bullgari, anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka gjithashtu një dimension simbolik. Shumica e studentëve të tij që janë të interesuar për Bashkimin Evropian nuk kanë nënshtetësi evropiane, ndërsa studentëve bullgarë nuk u bën përshtypje, sepse e kanë të dhënë këtë nënshtetësi. “Kemi shumë studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Moldavia – ata kanë një etje për Evropën që ne po ua mohojmë”.


Çfarë nënkupton Europa sot?

“Rrëfim i ri evropian - shpjegon profesori Loïc Grard. – Rrëfimi i vjetër ka të bëjë me Evropën që na mbron nga barbarizmi i shekullit të ХХ -të, gjë që nuk ka për të ndodhur më - kështu mendojnë të gjithë, ndoshta e kanë gabim. Ideja është ende e njëjtë - Evropa që na mbron. Sot, kërcënimi, rreziku i përgjithshëm është ai i ndryshimeve klimaterike. Duket sikur ky rrezik është i largët në kohë, por ndoshta jo edhe aq shumë.” Vetëm përgjigja e përbashkët mund të sjellë rezultate: "nëse përgjigjemi si 500 milionë njerëz, ne mund të ndikojmë në të gjithë botën, kështu që një Evropë e fortë mbron", thekson profesor Grard.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Instituti Francez i Kulturës në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD