“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme,..