“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të hiqen prej tij ato që nuk kanë mundësi të realizohen, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..