“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..