Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..