Nënpresidentja Ilijana Jotova ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Ajo u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Nënpresidentja Jotova.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare.
“Qëllimi ynë është që ata të marrin statusin e komunitetit dhe të anëtarësohen në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve në Kosovë dhe më pas të hapet një shkollë bullgare e fundjavës”, theksoi Nënpresidentja.
Më 18 shkurt, Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësuesit e bullgarëve të Kosovës.
Komuniteti bullgar është rreth 15 000 banorë, në komunat e Dragashit, Prizrenit, Rahovecit dhe Shtërpcës.Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..