Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistët tanë me nominime për çmimin prestigjioz "Astrid Lindgren"

Jasen Gjuzelev
Foto: BGNES

Tre bullgarë morën pjesë në garën për çmimin "Astrid Lindgren" në konkurrencë me 251 artistë nga 64 vende. Në mesin e të nominuarve janë disa nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në botë, transmeton BTA. Të nominuarit bullgarë janë Julija Spiridonova dhe ilustruesit Jasen Gjuzelev dhe Stella Drajs. Fituesi i çmimit do të shpallet në mars të këtij viti.

Jasen Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpitë botuese më të njohura në botë. Për disa vite Gjuzelev jetoi dhe punoi në Itali, duke ilustruar libra dhe duke punuar për revista në Milano, Torino dhe Firence. Ai bëri bujë me "Alice in Wonderland" ("Alisa në Vendin e Çudirave") të Lewis Carroll. Edicioni kanadez fitoi një Medalje Argjendi nga Shoqata Amerikane e Ilustruesve dhe Çmimin e Madh për dizanjimin e Kopertinës nga Instituti Amerikan i Arteve Grafike.

Kandidatja tjetër bullgare, Julija Spiridonova, është një skenariste dhe shkrimtare e pavarur. Ajo është autore e emisioneve për fëmijë dhe të rinj në BNT. Në konkurs për çmimin e madh mori pjesë edhe ilustruesja bullgare Stella Drajs, e cila jeton në Gjermani dhe ka marrë më shumë se një herë çmime ndërkombëtare për punën e saj.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD