Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..