Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..