Ministria e Punëve të Jashtme është kategorikisht kundër mbajtjes së planifikuar të të ashtuquajturit “Llukovmarsh”. Manifestime të tilla janë të papajtueshme me vlerat dhe zakonet e shoqërisë bullgare, krijojnë përçarje, shkaktojnë intolerancë dhe dëmtojnë vendin, bëri të ditur Ministria dhe theksoi se rrugët e kryeqytetit bullgar nuk mund të jenë skenë e shfaqjes së ekstremizmit ndërkombëtar.
Duke përshëndetur përpjekjet e institucioneve bullgare për të kundërshtuar manifestimin, Ministria kërkon që të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e Lukovmarshit edhe në vitin 2023.
Mendimi mbështetet nga një sërë organizatash joqeveritare në vend, nga organizata e hebrenjve në Bullgari "Shalom" dhe nga Ambasada e SHBA në Sofje.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..