"Si teknologjitë digjitale po e ndryshojnë sistemin bullgar të kujdesit shëndetësor dhe pse ky proces është thelbësor për zhvillimin e sektorit - përgjigje për këto pyetje, si dhe pyetje të tjera, jep filmi i ri dokumentar "Kodi: Jeta", i krijuar mbi idenë e Grupit bullgar për zgjidhjet digjitale dhe inovacionet në kujdesin shëndetësor. Regjisorja dhe skenaristja është Vjara Dejanova, kinematografi - Dobromir Ivanov. "Sektori i kujdesit shëndetësor është një nga sektorët më kompleks ekonomik dhe më të fragmentuar në çdo vend dhe pikërisht për këtë arsye reforma e tij është një proces jashtëzakonisht i vështirë, i ngadalshëm, por imperativ," tha për BNR Mira Ganova, drejtore ekzekutive e Grupit bullgar në fjalë. Përmes dialogut në film mes disa prej ekspertëve më të mirë bullgarë të shëndetësisë dhe pacientëve ekipi përpiqet të tregojë rëndësinë e temës dhe t'i japë përparësi në agjendën e politikanëve dhe shoqërisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..