Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ajshe Sali nga Turqia: Beteja tani është për të mbijetuarit

Foto: EPA/BGNES

Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve. Deri më tani, më shumë se 8000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në operacionet e shpëtimit tashmë po marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit nga Bullgaria, të cilët kanë punuar edhe gjatë natës. Kështu e bëri të ditur e dërguara e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në Turqi, Ajshe Sali.

Udhërrëfyesi turistik Ilhan Karabulut tregoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për situatën në rrethin turk të Kahramanmarash. Sipas fjalëve të tij, rrugët janë të ndërprera në pjesët më të larta të rajonit. Sidomos në vendbanimet malore rrugët janë shembur si pasojë e tërmetit, por sot tashmë po i afrohen me helikopterë, të cilët do të japin ndihmën në vend. Sipas tij, autoritetet janë kujdesur për evakuimin e të sëmurëve të rëndë me rrugë ajrore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD