Kryetari Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit në një takim personal nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku në Vatikan. Takimi u zhvillua në kuadër të predikimit të posaçëm të Papës me rastin e ditës së fundit të javës së unitetit të krishterë.
Vezhdi Rashidov i ofroi Papa Françeskut përshëndetjet dhe respektin e popullit bullgar. Nga ana e tij, Papa Françesku bekoi Vezhdi Rashidovin dhe mbarë popullin bullgar dhe uroi që të jemi së bashku në punën dhe lutjet tona për paqe dhe prosperitet, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit Popullor. Kryetari i Kuvendit i dhuroi Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut një kopje të një ene nga Thesari i Artë i Vëllçitrënit.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..