Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit nga Papa Françesku

Foto: BGNES/Kuvendi Popullor

Kryetari Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit në një takim personal nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku në Vatikan. Takimi u zhvillua në kuadër të predikimit të posaçëm të Papës me rastin e ditës së fundit të javës së unitetit të krishterë.

Vezhdi Rashidov i ofroi Papa Françeskut përshëndetjet dhe respektin e popullit bullgar. Nga ana e tij, Papa Françesku bekoi Vezhdi Rashidovin dhe mbarë popullin bullgar dhe uroi që të jemi së bashku në punën dhe lutjet tona për paqe dhe prosperitet, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit Popullor. Kryetari i Kuvendit i dhuroi Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut një kopje të një ene nga Thesari i Artë i Vëllçitrënit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi i fundit i Ekspeditës Kombëtare të Antarktidës kthehet në Bullgari

Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..

botuar më 25-03-25 9.27.PD

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..

botuar më 25-03-25 9.02.PD

Parashikimi i motit për 25 marsin

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..

botuar më 25-03-24 7.40.MD