Ka një mirëkuptim të përbashkët - në nivel kombëtar dhe evropian - për hapat që duhet të ndërmerren këtë vit në mënyrë që anëtarësimi ynë të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë raportit të qeverisë së përkohshme, ministri i jashtëm Nikollaj Millkov theksoi se në këtë drejtim, në kuadër të mandatit të qeverisë së përkohshme, është zhvilluar dialog aktiv politik me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Presidencën Çeke të Këshillit Evropian, Bashkimin, si dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ministri Millkov theksoi se vëmendja më serioze i është kushtuar të ashtuquajturave “vende të rezervuara” – Holanda dhe Austria. Millkov shtoi se "në një farë kuptimi" edhe Suedia ka një pozicion të lëkundur. Gjithashtu u bënë përpjekje diplomatike për të parandaluar ndarjen e Bullgarisë nga Rumania. Falë këtyre përpjekjeve, sipas Millkovit, u arrit një mbështetje e paprecedentë e shumicës dhe kjo i bëri dy vendet skeptike - Holanda dhe Austria të jenë më të gatshme të flasin për përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë këtë vit. Ministri Millkov theksoi gjithashtu se Gjermania, Franca, Spanja janë të angazhuara në lobim aktiv për “kauzën tonë”, dhe Bullgaria ka mbështetjen edhe nga Komisioni Evropian, edhe nga Parlamenti Evropian.
Sipas Millkovit, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është prioritet jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë komunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse është në interes të mbrojtjes sa më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...