Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një prioritet për të gjithë komunitetin evropian

Nikollaj Millkov
Foto: BGNES

Ka një mirëkuptim të përbashkët - në nivel kombëtar dhe evropian - për hapat që duhet të ndërmerren këtë vit në mënyrë që anëtarësimi ynë të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë raportit të qeverisë së përkohshme, ministri i jashtëm Nikollaj Millkov theksoi se në këtë drejtim, në kuadër të mandatit të qeverisë së përkohshme, është zhvilluar dialog aktiv politik me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Presidencën Çeke të Këshillit Evropian, Bashkimin, si dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ministri Millkov theksoi se vëmendja më serioze i është kushtuar të ashtuquajturave “vende të rezervuara” – Holanda dhe Austria. Millkov shtoi se "në një farë kuptimi" edhe Suedia ka një pozicion të lëkundur. Gjithashtu u bënë përpjekje diplomatike për të parandaluar ndarjen e Bullgarisë nga Rumania. Falë këtyre përpjekjeve, sipas Millkovit, u arrit një mbështetje e paprecedentë e shumicës dhe kjo i bëri dy vendet skeptike - Holanda dhe Austria të jenë më të gatshme të flasin për përfundimin e procesit të anëtarësimit tonë këtë vit. Ministri Millkov theksoi gjithashtu se Gjermania, Franca, Spanja janë të angazhuara në lobim aktiv për “kauzën tonë”, dhe Bullgaria ka mbështetjen edhe nga Komisioni Evropian, edhe nga Parlamenti Evropian.

Sipas Millkovit, anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është prioritet jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë komunitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse është në interes të mbrojtjes sa më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD