Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e shpëtoi Ukrainën “fshehurazi” në fillim të luftës

Kirill Petkov dhe Dmitro Kuleba
Foto: BGNES, arkiv

Sofja e furnizonte Kievin me karburant dhe armë të epokës sovjetike, por iu desh të mbante sekrete furnizimet për shkak të politikanëve pro-rus në qeveri. Në pranverën e vitit 2022, ushtrisë ukrainase i mungonte karburant dhe municione sovjetike për të luftuar rusët. Shpëtimi erdhi papritur nga Bullgaria, njofton politico.eu dhe VELT nga grupi mediatik Axel Springer, duke cituar intervista me ministrin e jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, ish-kryeministrin bullgar Kirill Petkov dhe ish ministrin e financave Asen Vasilev. Sipas tyre, në ditët e para të luftës, rreth 40 për qind e karburantit për Ukrainën dhe rreth 1/3 e predhave të përdorura vinin nga Bullgaria. Furnizimet e municioneve për rreth 2 miliardë euro u paguan nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pasi dërgoi më shumë se 150 000 predha nga rezervat e tij në Evropë, Pentagoni dërgoi predha nga magazinat e tij ushtarake në Izrael dhe Korenë e Jugut në Ukrainë, raporton New York Times. Të dy vendet ranë dakord për këtë derisa prodhimi ushtarak amerikan të rritet. Ukraina përdor rreth 90 000 predha në muaj, që është dy herë më shumë sesa prodhohen në Evropë dhe SHBA, thekson botimi.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, në një takim në Uashington me ministrin e jashtëm britanik, James Cleverley, i cilësoi si të papranueshme pretendimet e Moskës se Kievi të pranojë “realitetet e reja territoriale” dhe të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga agresorët rusë. Në një konferencë të përbashkët shtypi, Blinken shtoi se aleatët do të ofrojnë gjithçka që i nevojitet Ukrainës për t’i rezistuar agresionit rus.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..

botuar më 25-02-20 8.43.PD
Një përrallë e bardhë nga Burgasi!
Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..

botuar më 25-02-19 7.40.MD