Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për të propozuar kandidatin për kryeministër “BSP-së për Bullgarinë”. Kjo është mundësia e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri në Parlamentin e 48-të.
“Në kohë të opozitës së fortë politike, BSP-ja arriti ta ruajë dialogun, tregoi se mund të bëjë kompromise dhe të hyjë në negociata dhe koalicione, të qeverisë me kundërshtarët e saj politikë”, theksoi Radev.
“Faleminderit për besimin, e kuptojmë peshën e situatës, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të kemi një qeveri të rregullt. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”, u përgjigj kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Radev i dhuroi Ninovës një buqetë me trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj më 16 janar.
Para Presidencës, ajo deklaroi se do t'i kërkojnë Këshillit Kombëtar të BSP-së mandat për të negociuar me të gjitha palët dhe për t'i ftuar në një takim lidershipi. Nëse shohin në mbledhje që nuk ka marrëveshje, do ta kthejnë mandatin.
“Ne do t'i ftojmë të gjitha partitë dhe liderët të kërkojnë atë që na bashkon - inflacionin, çmimet, të ardhurat, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë. Ka gjëra urgjente që duhen bërë dhe nuk duhet të kundërshtojmë njëri tjetrin”, tha Ninova.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e..