Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për të propozuar kandidatin për kryeministër “BSP-së për Bullgarinë”. Kjo është mundësia e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri në Parlamentin e 48-të.
“Në kohë të opozitës së fortë politike, BSP-ja arriti ta ruajë dialogun, tregoi se mund të bëjë kompromise dhe të hyjë në negociata dhe koalicione, të qeverisë me kundërshtarët e saj politikë”, theksoi Radev.
“Faleminderit për besimin, e kuptojmë peshën e situatës, do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të kemi një qeveri të rregullt. Do të jetë e vështirë, por nuk është e pamundur”, u përgjigj kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova. Radev i dhuroi Ninovës një buqetë me trëndafila të kuq për ditëlindjen e saj më 16 janar.
Para Presidencës, ajo deklaroi se do t'i kërkojnë Këshillit Kombëtar të BSP-së mandat për të negociuar me të gjitha palët dhe për t'i ftuar në një takim lidershipi. Nëse shohin në mbledhje që nuk ka marrëveshje, do ta kthejnë mandatin.
“Ne do t'i ftojmë të gjitha partitë dhe liderët të kërkojnë atë që na bashkon - inflacionin, çmimet, të ardhurat, Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërinë. Ka gjëra urgjente që duhen bërë dhe nuk duhet të kundërshtojmë njëri tjetrin”, tha Ninova.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..