Kushtet e pakapërcyeshme që forcat politike i vendosin vetes në përpjekje për të arritur një shumicë parlamentare, largojnë mundësinë e formimit të një kabineti nga “Bullgaria Demokratike” - koalicioni më i përmendur kohët e fundit si një zgjedhje e mundshme e presidentit për të dorëzuar mandatin e tretë eksplorues për të formuar një qeveri të rregullt brenda Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor. Prandaj, gjëegjëza te kush do të ndalet Rumen Radev, mbetet ende pa një përgjigje përfundimtare, në ndryshim nga pyetja retorike nëse Kuvendi i tanishëm Popullor ka burime për të lindur një bërthamë reformatore.
Parahistoriku:
Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” (DB) Hristo Ivanov e cilësoi si “hipotetike” mundësinë që koalicioni të formojë një kabinet të mbështetur nga GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi asnjëra nga tre forcat nuk u tërhoq nga pozicionet e tyre. Para disa ditësh ai foli për një qeveri me mandat të DB-së, nëse GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) bien dakord, madje ngriti një “kabinet teknik me pesë detyra”. Lideri i GERB-it Bojko Borisov premtoi mbështetje për një qeveri me kryeministër Hristo Ivanov, por mohoi mundësinë e arritjes së marrëveshjes me “Po e vazhdojmë ndryshimin”, duke lënë të kuptohet se do të qeveriset me votat e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Kirill Petkov, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, tha se nuk mund të ketë bashkim me GERB për mandatin e tretë.
Çfarë vijon:
Sipas sociologut Andrej Rajçev mundësia e formimit të një qeverie është nja 10-20 për qind. Sipas tij, është në duart e Hristo Ivanovit që ta nxjerrë partinë GERB nga izolimi dhe ta legjitimojë Bojko Borisovin, prandaj edhe lideri i saj përpiqet për një aleancë me “Bullgarinë Demokratike” nën ndonjë formë. “Borisovit i mbetet të heqë lidhjen mes DB-së dhe PP-së – kjo i duhet”, thekson politologu. Mirëpo, këtu “vërtitet” një rrethanë e rëndësishme, siç janë zgjedhjet vendore të vjeshtës.
“Këto zgjedhje në Sofje janë Harmagedoni i “Bullgarisë Demokratike” – thotë Andrej Raiçev. - Koalicioni nuk mund të fitojë shumicën në parlament, por zgjedhjet në kryeqytet janë një mundësi reale dhe një synim i arritshëm. “Demokratët për Bullgarinë e Fortë”, që janë pjesë e koalicionit politik e DB-së, nuk kishin pushtet në Sofje për 18 vjet dhe mund ta kthejnë atë, por ka një kusht për këtë - një aleancë me “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Dhe kjo do të thotë marrëdhënie të qarta mes dy palëve.”
Sociologia Borjana Dimitrova e zvogëlon deri në “zero” mundësinë që një qeveri të zgjidhet në nivelin e tanishëm të konfrontimit.
“Edhe para se të dorëzohej mandati i parë, të gjitha komentet ishin - çfarë do të ndodhë me të tretin – kthehet te e kaluara e afërt Borjana Dimitrova. – U duk sikur ishte parathënë dështimi i mandatit të parë dhe të dytë. Situata e krizave të tilla të paprecedentë, që Bullgaria të jetë pa një qeveri të rregullt për gjashtë muaj - siç do të përvijohet në muajt e ardhshëm, flet për një krizë mjaft të rëndë të sistemit politik. Nga ana tjetër, javët e fundit asgjë në sjelljen e aktorëve politikë nuk shoh që të sugjerojë se mund të bëhet një kabinet.”
Sipas politologut Ivo Inxhov, një qeveri mund të formohet më lehtë me mandatin e “Bullgarisë Demokratike” dhe me bashkëpunimin e prapaskenës midis formacioneve GERB, DPS, BSP dhe “Ngritja Bullgare”.
“Çmimi do të jetë një konfrontim i ri i ashpër politik dhe një ndarje e komunitetit liberal-demokratik – thekson Ivo Inxhov. - Por duhet të analizojmë edhe perspektivat për zgjedhjet vendore, pasi, ndryshe nga ato të parakohshme, ato janë të pashmangshme. Parashikoj një ndryshim rrënjësor të hartës politike pas votimit lokal - humbje të GERB-it në Sofje, pse jo edhe në qytete të tjera ikonike, gjë që do të rikonfigurojë rrënjësisht balancën e pushtetit edhe në politikën kombëtare. Por që ky skenar të ndodhë, duhet të ketë bashkëpunim mes partive të ndryshimit dhe strukturave civile dhe individëve aktivë, të gatshëm për të punuar për interesat e bashkisë përkatëse, për eliminimin e skemave klienteliste dhe në përgjithësi - për interesat e të gjithë qytetarëve.”
Rezultati i mundshëm:
E ndërsa politologë, sociologë dhe gazetarë po diskutojnë për hapin e ardhshëm të kreut të shtetit më së voni të hënën, emri i zëvendëskryeministrit aktual për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov si kryeministër i mundshëm i ardhshëm në detyrë qarkulloi në hapësirën publike.
Tekst: Diana Cankova (sipas intervistave të Diana Donçeva, Ljudmilla Zhelezova nga BNR – Horizont dhe Eleka Krushkova nga BNR – Pllovdiv)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, BNR
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..