Artistë, muzikantë, sportistë dhe media mbështetën edicionin e 20-të të nismës bamirëse "Krishtlindjet Bullgare" nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. Këtë vit fushata u kushtohet fëmijëve me sëmundje të rralla gjenetike. Mbi 2 720 000 leva (1 390 700 euro) arriti shuma e mbledhur pas përfundimit të shfaqjes së bamirësisë, e cila u zhvillua më 25 dhjetor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në skenë performuan edhe Orkestra Simfonike e BNR-së dhe Kori i Fëmijve i BNR-së. Radioja Kombëtare Bullgare transmetoi drejtpërdrejt koncertin.
Në sallë ishin të pranishëm presidenti dhe bashkëshortja e tij, përfaqësues të qeverisë së përkohshme, politikanë dhe personazhe publike.
Nisma e bamirësisë do të vazhdojë deri në nëntor 2023. Mënyrat në të cilat mund të bëhet donacioni janë treguar në portalin e nismës: www.bgkoleda.bg
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..