Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbështet fëmijët me sëmundje të rralla gjenetike

Foto: Administrata e Presidentit

Artistë, muzikantë, sportistë dhe media mbështetën edicionin e 20-të të nismës bamirëse "Krishtlindjet Bullgare" nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. Këtë vit fushata u kushtohet fëmijëve me sëmundje të rralla gjenetike. Mbi 2 720 000 leva (1 390 700 euro) arriti shuma e mbledhur pas përfundimit të shfaqjes së bamirësisë, e cila u zhvillua më 25 dhjetor në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në skenë performuan edhe Orkestra Simfonike e BNR-së dhe Kori i Fëmijve i BNR-së. Radioja Kombëtare Bullgare transmetoi drejtpërdrejt koncertin.

Në sallë ishin të pranishëm presidenti dhe bashkëshortja e tij, përfaqësues të qeverisë së përkohshme, politikanë dhe personazhe publike.

Nisma e bamirësisë do të vazhdojë deri në nëntor 2023. Mënyrat në të cilat mund të bëhet donacioni janë treguar në portalin e nismës: www.bgkoleda.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD

Empati dhe pikëllim pas tragjedisë në Koçan

Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Pulsi” në qytetin e Koçanit, që ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, 65 km nga..

botuar më 25-03-16 8.48.MD