Kuvendi e refuzoi kandidaturën e Prof. Nikollaj Gabrovskit për kryeministër të vendit. Pro votuan 113 deputetë, kundër 125. Për kandidaturën e Prof. Gabrovskit për kryeministër me mandatin e parë të GERB-SDS votuan GERB, DPS dhe partia “Ngritja Bullgare”, por votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.
Sipas rregullores, kur kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, nuk votohen dy vendimet e radhës për strukturën dhe përbërjen e kabinetit.
Sipas kushtetutës, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar, partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin". Nëse pas mandatit të tretë nuk formohet qeveria, parlamenti do të shpërndahet dhe do të caktohen zgjedhje të reja.Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...