Kuvendi e refuzoi kandidaturën e Prof. Nikollaj Gabrovskit për kryeministër të vendit. Pro votuan 113 deputetë, kundër 125. Për kandidaturën e Prof. Gabrovskit për kryeministër me mandatin e parë të GERB-SDS votuan GERB, DPS dhe partia “Ngritja Bullgare”, por votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.
Sipas rregullores, kur kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, nuk votohen dy vendimet e radhës për strukturën dhe përbërjen e kabinetit.
Sipas kushtetutës, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar, partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin". Nëse pas mandatit të tretë nuk formohet qeveria, parlamenti do të shpërndahet dhe do të caktohen zgjedhje të reja.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..