Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Andrea Savova mes Parisit dhe Sofjes

Foto: arkiv personal

Të jetosh në Evropë, por mes dy botëve të ndryshme – ja si duken dy anët e jetës së një bullgareje të re, e lindur në Sofje që jeton në Paris. Vetëm 12 vjeçe Andrea Savova largohet me të ëmën dhe motrën 6-vjeçare në Francë, ku e regjistrojnë për të studiuar në kolegjin “Bartholdi” /collège Bartholdi/në Paris. Ajo arriti të përshtatet shpejt, edhe pse mbërrin në shkurt nga Bullgaria, ku ishte nxënëse në shkollën franceze “Viktor Hygo”.

Disa muaj më vonë, në maj, ajo përfaqëson shkollën e saj të re në konkursin BIG CHALLENGE 2008 për nxënësit që studiojnë gjuhë angleze në kolegjet franceze dhe renditet e para nga 141000 bashkëmoshatarët. Në nivel kombëtar, vajza bullgare renditet e katërta, që është një arritje e pabesueshme, duke pasur parasysh numrin mbresëlënës të pjesëmarrësve - gjithsej 330000 për të gjitha grupmoshat në të gjithë Francën. Kështu, bëhet krenari e vërtetë për Kolegjin “Bartholdi”, i cili deri më tani nuk ka pasur një nivel kaq të lartë në konkurs.


Në shkollën franceze, Andrea nuk e harron gjuhën bullgare dhe gjatë pushimeve, kur vjen në Bullgari, merr mësime private në gjuhën e nënës. Pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme, Andi u pranua për të studiuar stomatologji në Paris. Aktualisht është studente në vit të fundit, njëkohësisht bën praktikë në spitalin universitar dhe punon në një zyrë dentare.

Të paktën një herë në vit, ajo arrin të shkëputet për pak kohë nga programi i saj i ngarkuar për të ardhur në Bullgari:

“Çdo herë kur vij i them vetes që duhet ta bëj këtë gjë më shpesh – thotë me buzëqeshje Andrea. - Ky është atdheu im. Gjithmonë ndjej nostalgji kur më duhet të largohem pas qëndrimit tim të shkurtër. Këtu ndihem disi më e lirë, më e qetë. Njerëzit janë më miqësorë. Mentaliteti është ndryshe, kultura është ndryshe. Kur vij këtu, duket sikur kthehem në fëmijëri. Ndërsa kur jam atje, më mungon shumë vendi im”.

Ajo e zgjodhi profesionin që në moshë të vogël, disi e intriguar nga puna e gjyshes, e cila është dentiste. Ajo bën shaka duke thënë se që me ecjen e saj të parë, ajo shkoi drejt tek veglat e punës së gjyshes dhe kjo duket se e ka përcaktuar fatin e saj, që të ecë në hapat e gjyshes.


Ndërsa jeta dhe puna në Paris janë një garë e vërtetë me kohën, ku jeta e përditshme të përpin derisa të le pa frymë në fund të ditës së punës. Prandaj, sa herë që kthehet në Bullgari, Andrea shijon jetën në Sofje dhe qetësinë e natyrës, maleve dhe detit tonë të dashur.

“Jam mësuar në Paris. Është e vërtetë që pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar atje, por zemra ime është këtu. Ndonjëherë ndihem si një pemë me rrënjë të shkulura… ose si një lule e këputur mes Parisit dhe Sofjes”.

Kjo është arsyeja pse ajo kthehet gjithmonë këtu, ku ka lindur, te të dashurit e saj.

Në vizitën e radhës në Sofje, ajo takon një holandez i cili kishte zgjedhur të vendosej përgjithmonë në vendin tonë. E habitur, ajo e pyeti se çfarë e bëri atë të merrte këtë vendim. Përgjigja e shkurtër ishte: "Quality of life",  /"Cilësia e jetës"/, fjalë të cilat konfirmuan ndjenjën e saj se në Bullgari njerëzit bëjnë një jetë më të lirë dhe paqësore. "Po, është mirë të ketë rregull - thekson ajo - por nuk është nevoja të teprohet."

E pyetur nëse do të kthehej për të jetuar në Bullgari, Andrea nuk e përjashton mundësinë: “Patjetër që do të kthehem një ditë, nuk e di nëse do të jetë për një kohë më të gjatë apo thjesht për tu furnizuar me energji, por unë e dua atdheun tim”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal, Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD