Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kandidati për kryeministër prezantoi ministrat dhe prioritetet e tij

| rinovuar më 22-12-12 3.11.MD
Foto: BGNES

Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.

Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.

Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:

Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;

Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;

Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;

Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;

Pranimi i Bullgarisë në Shengen;

Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;

Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;

Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Akad. Ivan Todorov

U nga jeta një nga mendjet më të ndritura bullgare – fizikani Ivan Todorov

Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..

botuar më 25-02-17 4.46.MD
Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Bullgari Irene Plank dhe Joël Meyer

Ambasadori francez në Sofje: Takimi në Paris është informal, jo europian

Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...

botuar më 25-02-17 3.36.MD

Sofja ka një shans për t'u zgjedhur "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë"

Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12 mars 2025 nga mbi 4500 juri në 47 vende. Barcelona ishte mbajtëse e titullit në 2023/24, dhe Vjena..

botuar më 25-02-17 9.11.PD