Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.
Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.
Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:
Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;
Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;
Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;
Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;
Pranimi i Bullgarisë në Shengen;
Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;
Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;
Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..
Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..