Shkrimtarit dhe studiuesit Zhorzhe Kosikov do t'i jepet Medalja e Nderit e Presidentit të Bullgarisë të shtunën, më 10 dhjetor, për kontributin e tij të rëndësishëm në studimin dhe ruajtjen e historisë së emigrimit të bullgarëve besarabë në Brazil.
Kosikov është një vendas nga Brazili, por ka rrënjë bullgare besarabe, gjë që e shtyri atë të fillojë të studiojë historinë dhe fatin e bullgarëve që emigruan në tokën braziliane.
Medaljen e nderit do t'ia dorëzojë ambasadorja e Bullgarisë në Brazil, Bozhidara Sërçaxhieva, në një festë në shkollën bullgare të së dielës në Sao Paulo. Librat e Zhorzhe Kosikov "Imigrimi i bullgarëve në Brazil" dhe "Imigrimi në Brazil dhe Uruguaj: bullgarët besarabë dhe gagauzët" mund të lexohen edhe në bullgarisht falë përkthimit nga portugezja - vepër e përkthyeses shumëvjeçare nga Radio Bullgaria Maja Daskallova.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..