Deputetët hodhën poshtë projektdeklaratën e dorëzuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, në të cilën kërkohej që qeveria e përkohhsme të propozonte një buxhet të ri për vitin e ardhshëm. Vetëm "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nga shtatë grupet parlamentare e mbështetën dokumentin.
Gjatë debateve më shumë se katër orëshe, deputetët shkëmbyen replika dhe sulme shumë të mprehta. “Biznesi nuk ka se si të planifikojë, nuk ka makro-kornizë për shpenzimet qeveritare, ne e lëmë shtetin në autopilot, i cili do të rëndohet me kosto shtesë”, tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe ish-ministër i financave.
Me këtë deklaratë nuk u pajtuu kryetari i DPS-së, Mustafa Karadayi, pasi “duke ruajtur kornizën financiare në buxhet, mund të bëhen zhvendosje për të siguruar shpenzime të ndryshme, por brenda të hyrave”.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, refuzimi për të dorëzuar buxhetin është “kurth i ngritur nga presidenti”.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..